Kush është i riu që u vra me plumb në kokë. Ekzekutimi pas … - Bota Sot
Kush është i riu që u vra me plumb në kokë. Ekzekutimi pas …

Shqipëria

Kush është i riu që u vra me plumb në kokë. Ekzekutimi pas …

Më: 18 janar 2019 Në ora: 07:56
I riu që u vra me plumb në kokë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në Lagjen Nr.10. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë parë në trotuar një trup të pajetë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë konstatuar një person të qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë në pjesën e fytyrës dhe një tjetër në trup. Pranë trupit të viktimës ndodhet një automjet, që është qëlluar me plumb në kofano.

Dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një konflikti në një prej lokaleve në qytetin e Korçës. Besohet se pak kohë pas sherrit në lokal, personi tjetër i përfshirë në konflikt është hakmarrë duke e qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt.

Sipas ekspertëve të Kriminalistikës, 30-vjeçari është qëlluar me pistoletë në befasi poshtë syrit. Trupi i tij u gjet pranë hyrjes së një pallati në Lagjen Nr.10. Policia ende nuk ka një person konkret të dyshuar për vrasjen tronditëse, ndërkohë që nga ana tjetër janë shoqëruar 5 persona për t’u marrë në pyetje.

“Rreth orës 21:25, në Lagjen Nr. 10 në Korçë është vrarë, dyshohet me armë zjarri, një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës pranë vendit ku ndodhi vrasja, për të këqyrur lëvizjet në momentin e ngjarjes. Gjithashtu, kanë nisur hetimet për zbardhjen e konfliktit në lokal që mund të çojë tek autori i vrasjes së 30-vjeçarit.

Image

Njoftimi paraprak:

“Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçës.

***

Vrasje me armë zjarri në Korçë

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Korçë.

Viktima është ende i paidentifikuar.

Trupi i pajetë i personit të qëlluar me armë zjarri është gjetur në rrugë, në lagjen nr 10 të qytetit.

Pasi është lajmëruar për ngjarjen, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...