Shqipëria turistike, interes i madh nga vizitorët skandinav

Shqipëria

Shqipëria turistike, interes i madh nga vizitorët skandinav

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Nisi dje Panairi Ndërkombëtar i Turizmit MATKA i cili zhvillohet në Helsinki, Finlandë, një ndër panairet më të mëdhenj dhe të rëndësishëm që zhvillohet në vendet skandinave prej datës 16-20 janar.

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë me stafin e saj dhe 8 operatorë turistikë të cilët operojnë me tregun nordik. Në mënyrë të veçantë tregu turistik finlandez njihet për udhëtimet e shumta me drejtim “out-going”, duke paraqitur në këtë mënyrë një mundësi mjaft të volitshme për t’u tërhequr në Shqipëri, transmeton atsh.

Gjatë vitit të shkuar rreth 35 mijë turistë skandinavë vizituan Shqipërinë duke hapur kështu një kapitull tjetër për turizmin shqiptar. Gjatë ditës së parë ka patur një interesim të lartë të publikut e medieve, ku janë realizuar disa takime. Panairi do të zgjasë deri më datë 20 janar dhe numri i vizitorëve pritet të rritet dita ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat