Pse ministrat e rinj nuk janë nga PS? Ja si përgjigjet Gramoz Ruçi

Shqipëria

Pse ministrat e rinj nuk janë nga PS? Ja si përgjigjet Gramoz Ruçi

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:05
Gramoz Ruçi

Në një takim me gazetarët në kryesinë e Kuvendit, Gramoz Ruçi u përgjigj për ndryshimet e reja në qeveri.

I pyetur përse Partia Socialiste është më pak e përfaqësuar në kabinetin e Ramës, Ruçi tha se ka ikur koha e partisë-shtet.

“Sistemi që lamë pas, ishte sistemi i partisë shtet. Sot jemi në një sistem të partive në pushtet.

Por kjo nuk do të thotë që në qeveri duhet të jenë anëtarët e forumeve. çdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen me votat e anëtarëve të saj. Sepse partitë kanë rreth 100 mijë anëtarë.

Moto jonë ka qenë bashkëqeverisja me qytetarët kështuqë është brenda filozofisë së fushatës elektorale” – tha Gramoz Ruçi në takimin e së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat