Rama, pedagogëve: Do të bashkohem me studentët kundër jush - Bota Sot
Rama, pedagogëve: Do të bashkohem me studentët kundër jush

Shqipëria

Rama, pedagogëve: Do të bashkohem me studentët kundër jush

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin për Universitetet ku marrin pjesë studentë, rektorë dhe dekanë.

I ashpër me pedagogët, shefi i qeverisë tha se duhet një transparencë dhe trupa akademike s’duhet të presë ditën që ai të bashkohet me studentët.

“Ne po bëjmë detyrat tuaja. Duhet të kishit bërë me kohë transparencën e titujve” – tha Rama ndër të tjera duke iu referuar doktoraturave.

Ai u shpreh se problemi real i fakulteteve nuk është ngujimi i studentëve, por vetë pedagogët.

“Pyetje ime është, se kush e ka penguar universitetin gjithë këto vite t’i drejtohet qeverisë? Ne presim që ju të gjeneroni të ardhurat. Ndërsa të ardhurat po gjenerohen nga shteti dhe prindërit e studentëve” – tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...