Rrugët që lidhin fshatrat e njësive administrative të hapura nga dëbora

Shqipëria

Rrugët që lidhin fshatrat e njësive administrative të hapura nga dëbora

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:00
Kukës

Në bashkinë e Kukësit rrugët që lidhin fshatrat e njësive administrative janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Sipas bashkisë, rrugët e njësive administrative Bicaj, Shtiqen, Terthore e Kolsh janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Rrugët e Njësive Administrative Kalis, Grykëcajë, Bushtricë, Ujmisht, Surroj, Malzi, Shishtavec, Topojan e Zapod janë të hapura dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë, ndërsa e bllokuar vazhdon të jetë njësia administrative Arren.

Puna vazhdon për hapjen e rrugëve të fshatrave Vile, Shpat, Barruç, Turaj, Cernaleve, Tejdrine e Skavice.

Bashkia bën të ditur se procesi mësimor është zhvilluar normalisht dhe nuk ka probleme sa i përket ngrohjes, ndërsa të gjitha shkollat janë të furnizuara me dru zjarri.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike ka qenë i rregullt, veç njësisë administrative Arren ku ka mungesë të energjisë elektrike. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat