Plotësohen 3 nga tetë kërkesat e studentëve, për 5 pika jepet zgjidhje e mesme - Bota Sot
Plotësohen 3 nga tetë kërkesat e studentëve, për 5 pika jepet zgjidhje e mesme

Shqipëria

Plotësohen 3 nga tetë kërkesat e studentëve, për 5 pika jepet zgjidhje e mesme

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:13
Studentët

Pakti për universitetin i jep zgjidhje vetëm 3 nga tetë kërkesat e protestuesve, ku përfshihet transparenca, performance dhe karta e studentit. Për pesë të tjerat parashikohet vetëm një plotësim i pjesshëm. Sa i përket 5 pikave të tjera zgjidhja mbetet e pjesshme. Në paketë po ashtu konstatohet reformimi i sistemit dhe në pesë momente të tjera, që përfshijnë kërkimin shkencor dhe vlerësimin e ekselentëve.

Në një dokument prej 30 faqesh, qeveria e Kryeminsitrit Edi Rama, ka shpallur Paktin për Universitetin, në të cilin renditen problematikat e paraqitura nga Protesta e Studentëve, duke filluar me tetë kërkesat e tyre, dhe me shtimin e 5 pikave të tjera nga ana e ekzekutivit.

Nga këqyrja e dokumentit, vërehet se vetëm 3 propozime mund të plotësohen tërësisht dhe  ku bëhet fjalë për transparencën e universitetit, kartën e studentit dhe vlerësimin e performancës në mësimdhënie.

Qeveria ka nisur punën ose ka gjetur një zgjidhje të mesme për 4 pika nga 8 të kërkuara prej studentëve, e më konkretisht për ato të renditura në pikat 1, 4, 5 dhe 7, që lidhen me Rritjen e Buxhetit në 5% të GDP-së dhe përgjysmimin e Tarifës së studimit për çdo nivel studimi, Vettingun e Pedagogëve, Zgjedhjen e një antarësi nga studentët në Bordin e Administrimit dhe Ndërtimin e bibliotekave.

Sa i përket përgjysmimit të tarifave, ajo do të bëhet vetëm për studentët e Nivelit Bachelor, si dhe ekselentët e nivelit Master.

Vettingu i Pedagogëve është një proces i ndërlikuar, i cili nis me krijimin e arkivit digjital, të doktoraturave e më pas pritet të mësohet rruga e mëtejshme e rishikimit të gradave shkencore.

Zgjedhja e një anëtari nga studentët në bordin e administrimit do të bëhet me propozim të studentëve, ku çdo universitet do dërgojë propozime që do të marrin përgjigjen përfundimtare nga qeveria. Sa i përket ndërtimit të bibliotekave elektronike, duhet thënë se ka nisur puna për të shqyrtuar mundësitë për realizimin e këtij projekti, ku hapi i parë është përzgjedhja e literaturave.

Mbi propozimet e studentëve, refuzohet në mënyrë kategorike, ideja e rritjes së peshës së votës studentore në zgjedhjen e drejtuesve të universitetit në 50%, me argumentin se vende si Gjermania, Ukraina, Rumania etj, e kanë këtë shifër jo më të lartë se 25%.

Për këtë sesion lajmërohet vetëm nisja e punës për zgjedhjen e Këshillave Studentore.

Mbi pikat e propozuara të studentëve, qeveria ka shtuar edhe pesë të tjera që janë Transparenca në Mësimdhënie, Politikat Financiare për të Mbështetur Kërkimin Shkencor, Punësimi i Studentëve, e sidomos atyre eksletentë, Stazhet dhe Praktikat si dhe Kampusi Universitar i Tiranës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...