PD: Pakti për Universitetin nuk përmbush kërkesat e studentëve

Shqipëria

PD: Pakti për Universitetin nuk përmbush kërkesat e studentëve

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:47
Albana Vokshi

Partia Demokratike reagoi sot përmes deputetes Albana Vokshi për prezantimin e Paktit për Universitetin nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, e cila theksoi  se “pakti nuk përmbush kërkesat e studentëve”.

Në një deklaratë për shtyp, Vokshi theksoi se “përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar studentët dhe për t’i përçarë janë të dënueshme. Pakti i të ashtuquajturit për Universitetin ishte një shfaqje e neveritshme”.

Sipas saj, pakti nuk përmbush kriteret e universiteteve dhe kërkesat e studentëve që Rama ka dështuar t’i plotësojë studentëve.

Lidhur me kërkesën e rritjes së buxhetit për studentët, Vokshi tha se “kjo kërkesë është e paplotësuar. Rama ka alokuar për arsimin vetëm 313 milionë euro, pra duket qartë që kemi buxhet të munguar, pra është një kërkesë e paplotësuar e Ramës për studentët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat