"Doktoraturat", Boçi: Rama ka Ballën me plagjiaturë, si mund të jetë kalorës kundër fenomenit

Shqipëria

"Doktoraturat", Boçi: Rama ka Ballën me plagjiaturë, si mund të jetë kalorës kundër fenomenit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:23
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se qeveria nuk mund të bëjë procesin e verifikimit të plagjiaturave për doktoraturat. Këshilltar i kryeministrit për arsimin, Albert Nikolla e hodhi poshtë këtë pretendim, por deputeti demokrat tha me ironi se kryeministri ka kryetarin e grupit parlamentar me plagjiaturë.

Pjesë nga biseda: 

Nikolli: Do të ngrihet një komision. Nuk do të bëjmë revolicion kinez. Do të jetë një komision i përgatitur mirië. Shikon titujt akademik, jo vetëm doktoraturën por edhe titullin profesor. Do të shikojë edhe librat.

Boçi: Ekziston si problem plagjiatura. Nuk mund të ketë një trupë politike që rregullon çështjen e vlerës së titujve dhe doktoraturave. Janë trupat akademike dhe vetë universitetet. Është një kulturë që tek ne nuk ka ekzistuar.

Një universitet që ka pedagogë me plagjiaturë nuk ka emrin e mirë. Disa VKM janë thjesht grumbullime të kodeve të vetë universiteteve. Kryeministri që ka kryetarin e grupit parlamentar të akuzuar për plagjiaturë, që ka ministra të akuzuar për plagjiaturë, do të dalë ky kalorësi që do t'i bjerë plagjiaturës.

Nikolli: Kryeministri është ai që menaxhon gjithë strukturat. Si nuk ka kryeministri të drejtë të ngrejë një komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat