Kërkojnë anulim të Ligjit për Arsimin e Lartë, pedagogët në grevë njëditore - Bota Sot
Kërkojnë anulim të Ligjit për Arsimin e Lartë, pedagogët në grevë njëditore

Shqipëria

Kërkojnë anulim të Ligjit për Arsimin e Lartë, pedagogët në grevë njëditore

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:33
Sipas pedagogëve, vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave cënojnë autonominë e Universiteteve.

 

E hëna e 21 Janarit do t’i gjejë në grevë pedagogët e Historisë dhe të Filologjisë. Vendimi unanim, që u mor këtë të premte në mbledhjen e asamblesë, jo vetëm mbështet kërkesat e studentëve, por kërkon nga qeveria anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Sipas pedagogëve, vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave cënojnë autonominë e Universiteteve.

Edhe këtë të premte vijoi bojkoti i mësimit në Fakultetin Ekonomik, Politeknik, tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe Fakultetin e Shkencave Sociale. 

Ndërsa në Fakultetin Juridik studentët vijojnë të ndarë në dy grupime, atyre protestues dhe studenteve që presin të rinisin mësimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...