Çdo metër rrugë e hapësirë në Pogradec është e mbuluar nga akulli.
Qarkullimi dhe lëvizja e këmbësorëve është paralizuar. Aksidentet ndodhin çdo orë të ditës, por kjo duket se nuk shqetëson askënd.
“100 lekë është 1 kile kripë në Vlorë. U vranë njerëzit. Gjynah”!
“Duhet hedhur kripë po thyejnë këmbët njerëzit”.
“Akull dynjaja. Ka thyer dyert dynjaja”.
“Me kujdes. Pa kujdes bie e thyen kokën”.
Në një kohë që Pogradeci ka marrë pamjen e qytetit të akullt, territori para spitalit ka pamje më dramatike. Nga ngrica është e pamundur të futesh në urgjencë. Ka patur raste kur pacientet kanë rrezikuar apo aksidentuar përballë portës së tij.
“Spitali është akoma më keq. Mjerë ai që i bie të vete në spital. Mjerë ai që i bie keq”!
ABC News u interesua në Bashki për mungesën e kripës në qytet, por nuk mori përgjigje. Vendorët i janë shmangur përgjigjes qoftë për vetë institucionin, ashtu edhe për subjektin e kontraktuar për pastrimin e rrugëve.