Një tjetër e premte e zezë, Berisha: Presidenti dekretoi albanofobin Ministër të Jashtëm - Bota Sot
Një tjetër e premte e zezë, Berisha: Presidenti dekretoi albanofobin Ministër të Jashtëm

Shqipëria

Një tjetër e premte e zezë, Berisha: Presidenti dekretoi albanofobin Ministër të Jashtëm

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:48
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk e ka pritur aspak mirë dekretimin e kryeministrit Rama si Ministër të Jashtëm nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim të gjatë në fb, Berisha thotë se kjo është një tjetër e premte e zezë, ku në krye të diplomacisë shqiptare vendoset një albanofob.

Postimi në fb

Sot eshte nje e premte tjeter e zeze:

 ne historine e kushtetutshmerise, interesit kombetar dhe politikes se jashtme te Shqiperise!

  Te dashur miq, sot eshte nje e premte e zeze ne historine e  kushtetuteshmerise, te politikes se jashtme te Republikes se Shqiperise  dhe interesave kombetare te shqiptareve. 

 Kjo sepse kete dite, me  18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikes dekretoi albanofobin,  antishqiptarin e mirefillte, njeriun qe ne popull masivisht e therrasin  Zografi Bis si minister i jashtem i Shqiperise.

 Kjo sepse kesaj  here, njelloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare, qe per  llogari te magalides shpalli autonomine e zonave jugore te vendit, Edvin  Kristakis Rama me marreveshjen e tij i fali Greqise 2100 km det dhe  trilione meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri perrallore nendetare te  popullit shqiptar.

 Edvinin shqiptaret e konsiderojne dhe e  therrasin rendome Zografi bis sepse ai eshte flamurmbajtes ne Tirane i  idese se Serbomadhise, iniciator i projektit te coptimit, tregtimit te  territoreve te Kosoves.

 Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetutshmerise dhe triumf i grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse

  Kushtetuta e Shqiperise neni 102 pika “d” sanksionon” se kryeministri  dhe jo zevendes kryeministri, “kryen detyra të tjera të parashikuara  në Kushtetutë e në ligje”.

 Me kete pike te ketij neni, ne  arsyetimin me elementar do te thote se Kushtetuta e kufizon  kryeministrin dhe jo zevendesin e tij, te kryeje detyra te tjera perveç  atyre qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.

 Kushtetuta ka  vendosur piken “d “ne nenin 102 me qellimin per te kufizuar  kryeministrin, per t'i diktuar atij se vertet ti je shef i ekzekutivi  por fuqite e tua kufizohen brenda Kushtetutes dhe ligjit, dhe per t'a  detyruar keshtu me qellim kryeministrin, qe te respektoje parimin e  dekoncentrimit te pushtetit ekzekutiv, parim qe de facto eleminohet me  dekretimin e Edvinit minister i jashtem dhe çel rrugen ipso facto mbi  bazen e ketij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda  shtetit duke eleminuar Gjykaten Kushtetetuese, te marre cdo portofol  tjeter njelloj si ne vende diktatoriale.

 Edvin Kristaq Rama, per  te marre portofolin e ministrit te jashtem duhet qe te amendonte  Kushtetuten, e cila qellimisht nuk ka parashikuar qe kryeministri te  marre edhe detyren e ministrit por e ka urdheruar ate se mund te marre  detyra qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.

 Po keshtu,  puçisti Rama mund te merrte detyren e ministrit te jashtem duke amenduar  ligjin organik te Keshillit te Ministrave dhe me ligj te autorizonte  veten qe te merrte edhe detyre ministrore.

 Kjo eshte nje e premte  e zeze ne historine e shtetit shqiptar te bazuar mbi vlerat e  pluralizmit politik, pasi kjo dite ktheu nje model rrenqethes dhe te  shemtuar te shtetit monist te Pasluftes se Dyte Boterore ku diktatori  paranojak Enver Hoxha ishte edhe kryeminister dhe minister i jashtem i  shtetit te tij diktatorial. 

 Kushtetuta e Shqiperise ne nenin e  saj 100 pika 4 sanksionon se : “Aktet e Këshillit të Ministrave janë  të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.”  

 Keshtu qe sot e tutje te gjitha marreveshjet nderkombetare te  Shqiperise, aktet dhe propozimet e Ministrise se Jashtme qe do miratohen  ne qeveri do kene ne njeren ane firmen dhe vulen e kryeministrit Edvin,  kurse ne anen tjeter firmen dhe vulen e ministrit te jashtem Edver.  Turp dhe faqe e zeze!! sb

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...