Policia vazhdon operacionin “Vol-Vo 4”, edhe një 48 vjeçar pas hekurave - Bota Sot
Policia vazhdon operacionin “Vol-Vo 4”, edhe një 48 vjeçar pas hekurave

Shqipëria

Policia vazhdon operacionin “Vol-Vo 4”, edhe një 48 vjeçar pas hekurave

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:31
Ilustrim

Shtohet numri i personave të arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj i Shijakut, pasi ndaj tij Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi.

Ai akuzohet për disa vepra penale mes të tjerash për prodhim dhe trafikim droge si dhe grup i strukturuar kriminal.

Njoftimi nga policia:

Vijon operacioni “Vol-Vo 4”. Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4” kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...