Peticion drejtuar presidentit Meta: Duam hetim amerikan për aferën e Unazës - Bota Sot
Peticion drejtuar presidentit Meta: Duam hetim amerikan për aferën e Unazës

Shqipëria

Peticion drejtuar presidentit Meta: Duam hetim amerikan për aferën e Unazës

Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:20
Peticion drejtuar presidentit Meta: Duam hetim amerikan për aferën e Unazës

Banorët e Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re, kanë firmosur një peticion i cili do ti dorëzohet presidentit Ilir Meta, ku kërkojnë ngritjen e nje grupi hetimor për zbardhjen e projektit korruptiv siç e cilësojnë ata.

"Sot kemi përgatitur një kërkesë që do ti dorëzohet shumë shpejt Presidentit të Republikës në mënyrë zyrtare nga Unaza e Re. 

Të kërkojë nga SHBA dhe Byroja Federale e Investigimit ose FBI që të ngrihet një grup hetimor i posaçëm dhe të dërgohet në Shqipëri bashkë me prokurorë shqiptarë për të hetuar në mënyrë të posaçme aferën e Unazës së Re", tha avokati i tyre Artan Manushaqe.

Si çdo ditë të protestës, i pranishëm  ishte deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzon Kryeministrin si shkaktar të vuajtjes së banorëve.

Në ditën e 76 të protestës së tyre, banorët e Unazës së Re me thirrje ndaj qeverisë kërkojnë anulimin e projektit që prek banesat e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...