‘Receta për të vdekurit’, njëri prej personave në kërkim babai i ish kandidatit për deputet i PS

Shqipëria

‘Receta për të vdekurit’, njëri prej personave në kërkim babai i ish kandidatit për deputet i PS

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka firmosur dy urdhërarreste në kuadër të hetimeve për abuzimet me fondet e rimbursimit të ilaçeve.

Bëhet fjalë për Petrit Skurën dhe Gazmend Aliajn.

Po kush janë  këta? - Ora News mëson se Petrit Skura është i ati i i ish-nëndrejtorit të FDSKSH, (Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor)  Sokol Skura, kandidat për deputet në Librazhd në zgjedhjet e 2013, dhe miku i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.  

Sokol Skura, ishte i fundit në listën e kandidatëve për qarkun e Elbasanit dhe nuk ia doli të ulet në karrigen e Kuvendit. Nderkohe  në 2017 emri i Sokol Skurës doli dhe në raportin e Departamentit të Antikorrupsionit të Këshillit të Ministrave për vjedhjen e barnave me rimbursim për të cilën llogaritet një dëm prej 1.5 miliardë lekësh.

Ndërsa "Gazmend Aliaj është kunati i drejtorit të Politikave në Fond, Aleksandër Haxhi. Përpara se të bëheshin pronarë farmacish, Sokol Skura dhe Gazmend Aliaj kanë punuar si kontrollorë në drejtorinë e Fondit për Tiranën" shkruan BIRN.

Te vdekurit qe merrnin barna-  Procedimi penal me  nr. 4628  për skemën e mashtrimit me ilaçet e rimbursueshme u regjistrua në qershor 2018 me akuzën e “shpërndorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Rrjeti i farmacisvetë lidhura me ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë vënë në hetim për mashtrim me rimbursimet përmes recetave të falsifikuara në emër të personave të vdekur ose atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë.

"Lista e subjekteve përfituese udhëhiqej nga një grusht farmacish të lidhura me drejtorin e politikave në Fond, Aleksandër Haxhi dhe kunatin e tij Gazmend Aliaj, si dhe ish- nëndrejtorin e FSDKSH-së, Sokol Skura.

Gjatë dekadës së fundit, bashkëshortët Aliaj nëpërmjet farmacive Nikol 1, Nikol 2, Nikol 2 –IRA, Bio Plus dhe Medigreen kanë qenë farmacistët me rekordin më të lartë të rimbursimeve, duke arkëtuar 974 milionë lekë [7.75 milionë euro] nga FSDKSH.

Farmacitë e lidhura me ish- nëndrejtorin e fondit, Sokol Skura renditen në vend të dytë. Përveç farmacisë Geni&Lori, që është në pronësi të kunatës së tij, Loranda Skura, Sokol Skura ka në pronësi farmacitë Coli’s dhe Eurofam2. Në total gjatë 8 viteve të fundit, tre farmacitë në pronësi të familjes Skura – Geni&Lori, Eurofam2 dhe Coli’s kanë përfituar 765 milionë [6 milionë euro] lekë rimbursime nga FSDKSH." shkruan BIRN. 

Ndërkohë që në një intervistë për BIRN në nëntor 2018, Sokol Skura ia dedikoi suksesin e farmacive të tij përkushtimit në punë, ndërsa Gazmend Aliaj nuk iu përgjigj një kërkese për intervistë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat