Burri e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën - Bota Sot
Burri e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën

Shqipëria

Burri e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:26
Familja e Sine Koldashit

Ishte dhjetori i vitit 2017 kur bashkëshorti i Sine Koldashit vjen në shtëpi në gjendje të dehur dhe pasi godet gruan 5 muajshe shtatëzanë, ajo bie nga kati i dytë duke humbur menjëherë fëmijën si pasojë e rënies nga lartësia.

Babai i 5 fëmijëve e lë bashkëshorten të shtrirë në oborr dhe shkon përsëri në lokal.

Fatmirësisht është djali, i cili pasi pa mamanë të mbuluar me gjak. I merr telefonin nga xhepi dhe lajmëron ploicinë, e cila vjen menjëherë në vendngjarje.

" Varfëria në kulm. Kam 5 fëmijë. Jam e vetme, burrin në burg. Nuk kanë ku të hanë.Bashkëshorti është në burg pasi unë isha shtatzanë pas 5 fëmijëve, ai erdhi i dehur, më gjuajti dhe unë e humba fëmijën. Më gjuajti me grusht, unë rashë nga ballkoni dhe humba fëmijën. Djali 11 vjeç ka marrë në telefon policinë dhe u ka thënë mami më ka vdek, bebi më ka vdek.E kanë marrë burrin tek lokali policia dhe e kanë çuar në burg. Është dënuar 3 vjet e 6 muaj".

Po cila është frika më e madhe e saj kur bashkëshorti do të jetë përsëri i lirë?

"Kam frikën e djalit se mos ma vret djalin. Djali e futi në burg. Por djali bëri veprimin më të mirë se më shpëtoi jetën, po të mos vinte policia do të vdisja në oborr".

Kur kthehet pas në kohë, Sine Koldashi, kujton sesi fshihej në pemë për të shpëtuar nga dhuna e të shoqit.

"Kur vinte i pirë, ikja nga dritarja dhe hipja në pemë. Fikja dhe automatin, nuk shihte. Qëndroja deri sa ta zinte gjumi tek pema në oborr.Nganjëherë vinte rrotull pemës për të më kërkuar por unë isha në majë.Qëndroja katër orë, pesë orë, binte shi, ishte ftohtë, ngricë".

Por megjithëse shpëtoi nga dhuna, varfëria ka mbetur po aty. Nëna e 5 fëmijëve tregon se nuk përfiton ndihmë ekonomike për shkak të sistemit të famshëm të pikëzimit.

"Fukarallëku në kulm, pa ngrënë, pa pirë. Me 5 fëmijë ku të shkoj, jam pa bukë.Kam nevojë që fëmijët të kenë bukën e gojës, të mos qajnë për bukë.Të vënë dorën në zemër".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...