Këshilli Kombëtar/ Basha: Nuk ofroj mrekulli, politikanët hajdutë duhen çuar para drejtësisë

Shqipëria

Këshilli Kombëtar/ Basha: Nuk ofroj mrekulli, politikanët hajdutë duhen çuar para drejtësisë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:43
Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD, tha se shqiptarët duan normalitet, të jetojnë të qetë dhe të sigurtë.

Basha tha se kryeministri Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme sepse atje ka qetësi, ndërkohë që Shqipëria udhëhiqet nga banditë.

Pjesë nga fjala e Bashës:
Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, tu garantohet liria dhe tu jepen mundesi per punesim, arsimim, shendetesi, kujdes social, te pakten tu garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat. Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë. Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse. Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cialat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante. Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat