Salianji: Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues

Shqipëria

Salianji: Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues

Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:31
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Jashtë selisë së PD-së, deputeti Ervin Salianji i pyetur se përse emri i tij nuk ishte kandidat në asnjë post drejtues u shpreh se nuk janë funksionet ato që japin kontributin.

"Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar. Por duhet thënë që shërbejnë për të rritur më shumë kontributin. Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues. Lajmi të mbetet vetëm tek protesta, gjithçka që flitet për njerëzit e pakënaqur nuk janë të vlefshme. Kryesia e PD-së do të merret me organzimin e protestës,"- tha Salianji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat