Kryemadhi përgatit “revolucionin” Anti-Rama nga Selenica

Shqipëria

Kryemadhi përgatit “revolucionin” Anti-Rama nga Selenica

Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:00
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së së Bashkisë së Selenicës. Kryemadhi theksoi se përfshirja e të rinjve është shumë e rëndësishme në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës, për të rrëzuar klikën e kriminalizuar që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët.

Kryemadhi tha se LSI nuk do të rresht së demaskuari mashtrimet e mëdha që kryeministri dhe Rilindja u bëri shqiptarëve, si hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e taksave, shëndetësia falas etj.

Kryetarja e LSI-së tha se tashmë ka ardhur koha që të mos mbetemi peng i këtyre mashtrimeve, por të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në protestat e mëdha të opozitës për rrëzimin e klikës së kriminalizuar.

“Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete.

Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetarë shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”, tha Monika Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat