Perugia/Deputeti i PS i kërkon bashkiakut një bust për Ismail Qemalin

Shqipëria

Perugia/Deputeti i PS i kërkon bashkiakut një bust për Ismail Qemalin

Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:01
Ilustrim

Ne 100 vjetorin e vdekjes se Ismail Qemalit, deputeti i PS-se, Fate Velaj ne nje takim te zhvilluar me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë në Perugia, ka kerkuar te shihet mundesia per vendosjen e nje busti te atit te kombit shqiptar, ne ate vend, ku 100 vite me pare nderroi jete.

Kujtojme se Ismail Qemali, u lind në Kaninë dhe më 24 Janar 1919 në Hotel Brufani në Perugia. Fate Velaj, duke ndare me miqte e tij lajmin per kete takim te zhvilluar, shkruan mes te tjerash se busti eshte sugjeruar te vendoset pranë Hotel Brufani, aty ku Ismail Qemali, në krahët e djalit të tij si dhe të Luigj Gurakuqit, gjatë një konference për mediat, vdiq.

“Zhvillova një takim dhe me Stefano Chiesa, drejtorin e Hotel Brufani, në hollin e të cilit, Ismail Qemali vdiq ( u helmua siç flitet). Me të bisedova që, në hapësirën e hotelit, të vendoset një pllakë në kujtim të Ismail Qemalit…”- shkruan deputeti Velaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat