BSH: Interesat e ulët nxitën kreditimin e individëve

Shqipëria

BSH: Interesat e ulët nxitën kreditimin e individëve

Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit mbi ecurinë e kreditimit të individëve gjatë 3-mujorit të katërt 2018, ku evidenton se normat e ulëta të interesit nxitën kreditimin e këtij segmenti.

“Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, rritja e kërkesës për kredi në tremujorin e katërt nga ana e individëve u nxit nga nevoja e shtuar për financimin e konsumit dhe e blerjes së banesave, si dhe niveli i përgjithshëm i ulët i normave të interesit për kredinë”, citon raporti i BSH-së.

Sipas Bankës Qendrore, kërkesa e individëve për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e fundit të vitit, në sajë të kërkesës së shtuar për kredi konsumatore.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi me qëllim blerje banese u perceptua më e ulët nga ana e bankave.

Ndërkohë që pritjet e bankave për tremujorin e parë të vitit 2019 flasin për shtim të kërkesës për kredi nga ana e individëve, në të dyja kategoritë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat