Këshilli Kombëtar i PD-së prezanton sekretarët e rinj - Bota Sot
Këshilli Kombëtar i PD-së prezanton sekretarët e rinj

Shqipëria

Këshilli Kombëtar i PD-së prezanton sekretarët e rinj

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:09
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi edhe rezultatet e zgjedhjeve për sekretariatet pranë këtij institucioni.

Kështu juristi Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore , ndërsa Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, u zgjodh Gazmend Bardhi, ndërsa Sait Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ.

Edhe Ervin Minarolli u bë pjesë e sekretariatit, pasi u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore të këtij këshilli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...