Dalin rezultatet, Gazment Bardhi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

Shqipëria

Dalin rezultatet, Gazment Bardhi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:29
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi është Sekretari  i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai fitoi ndaj kandidatit tjetër Dorian Teliti me 277 vota të anëtarëve të Këshillit Kombëtar kundrejt 44 që mori zoti Teliti. 

Rezultatin e bëri me dije kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana.

Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga  355 anëtarë  që ka gjithësej.

Gjana bëri me dije edhe fituesit e tjerë të sekretariateve, të cilët janë si më poshtë.

Sekretar i Përgjithshëm:  Gazment Bardhi 277 vota- Dorjan Teliti 44 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Ligjore:  Çlirim Gjata 284 vota – Marinela Ziu 37 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar Organizativ:  Sahit Dollapi 258 vota – Lulzim Omuri 60 vota, 10 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota – Dorjan Gjonmarkaj 100 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar për Burimet Njerëzore:  Ervin Minarolli 278 vota – Minushe Lazaj 44 vota, 6 vota të pavlefshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat