Naftë në Zagori? Tare: Ndërhyrja në atë zonë, krim ndaj natyrës dhe trashëgimisë - Bota Sot
Naftë në Zagori? Tare: Ndërhyrja në atë zonë, krim ndaj natyrës dhe trashëgimisë

Shqipëria

Naftë në Zagori? Tare: Ndërhyrja në atë zonë, krim ndaj natyrës dhe trashëgimisë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:37
Zagori

Kompania holandeze SHELL do të nisë studimin për gjetjen e rezervave të naftës në Zagori të Gjirokastrës brenda këtij viti.

Ky projekt ka ngjallur shqetësimin e kreut të Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, i cili thotë se kjo zonë duhet të ketë përparësi turizmin dhe çdo ndërhyrje do të ishte një krim ndaj natyrës dhe trashëgimisë.

Tare: Di gjë që ka shumë grupe, invidë etj, të cilët udhëtojnë në këtë zonë sepse është një zonë e cila lidhet me zonën e Përmetit, me zonën e Frashërit. Është një zonë e mrekullueshme, një nga zonat më të bukura që ka Shqipëria, jugu shqiptar. Çdo lloj ndërhyrje në atë zonë do të ishte një krim i madh ndaj natyrës, ndaj trashëgimisë por edhe ndaj zhvillimit të turizmit sepse në fund të fundit ata njerëz atje do të jetojnë vetëm me turizëm.

Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, sqaroi se specialistët e mjedisit do të ndjekin me vëmendje të gjithë studimin, në mënyrë që impakti në mjedis të jetë sa më i vogël.

Dedej thekson se kjo zonë duhet të ketë përparësi agroturizmin.

Dedej: Deri tani aty nuk ka pasur tregues të prezencës së naftës por sigurisht këto lloj kërkimesh janë të detyrueshme nga kompani që ka kontraktuar shteti shqiptar dhe më përpara. Besoj se po u gjet naftë aty do të jetë e vështirë të bashkëjetojë zona e mbrojtur me puset e nxjerrejes së naftës.

Kompania SHELL sqaron se kontrata ne qeverinë shqiptare parashikon studimin e  zonës, duke hulumtuar struktura gjeologjike dhe mundësitë për rezerva hidrokarbure.

Ky studim planifikohet që të fillohet në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe mund të zgjasë me afërsi 6 muaj në varësi të marrjes së të gjitha lejeve dhe miratimeve në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...