Kriminaliteti, Shqipëria përkeqëson renditjen - Bota Sot
Kriminaliteti, Shqipëria përkeqëson renditjen

Shqipëria

Kriminaliteti, Shqipëria përkeqëson renditjen

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:35
Shqipëri

Vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë ka bërë që Shqipëria të përkeqësojë renditjen përsa i përket indeksit të krimit për vitin 2019.

Sipas raportit të fundit që mbledh të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës në vende të ndryshme të botës, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë qe kishte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar. Për 2019-ën, Shqipëria renditet në vendin e 12 në Europë. Sipas ekspertëve, janë një sërë faktorësh që ndikojnë në rritjen e kriminalitetit në shoqërinë shqiptare.

“Nëse do të themi se i vetmi shkak janë kushtet ekonomike, gabojmë. Është deformuar procesi i edukimit human. Ka ndryshuar tipologjia e familjes. Zbutja e shtetit, një shtet demokratik nuk është totalitar por ligjor, ndihet nevoja për njëj ashpërsim të ligjit mbi kriminelin. Shkolla duhet të merret shumë me formimin human, sepse një pjesë e atyre kanë kryer krime dhe për nesër do jenë akoma më të rrezikshëm. Shoqëria shqiptare po bëhet neurotike dhe komunikimet ndërpersonale në shoqëri dhe familje po bëhen shumë konfliktuale”, shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Por çfarë mund të bëhet për të ulur nivelin e kriminalitetit?

“Janë dy mënyra. Njëra pikëmpamja konservatore që thotë se krimit duhet t’i thyejmë dhëmbët duke ashpërsuar represionin e shtetit dhe ligjit ndaj kriminelëve  deri atje sa thotë të rikthet burgimi i përjetshëm. Ka një rrugë liberale, sipas të cilit të mos merremi me kriminelin, por rrethanat që e prodhojnë krimin në shoqërinë tonë. Duhet një strategji kombëtare”.

Vetëm në Janar të vitit 2018 vendi i u trondit nga 4 vrasje me 6 viktima, ndërsa vetëm këtë muaj kanë humbur jetën 6 persona në 3 vrasje të regjistruara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...