Jeta tronditëse e çiftit të moshuar shqiptar... ushqehen me atë që gjejnë në koshat e plehrave - Bota Sot
Jeta tronditëse e çiftit të moshuar shqiptar... ushqehen me atë që gjejnë në koshat e plehrave

Shqipëria

Jeta tronditëse e çiftit të moshuar shqiptar... ushqehen me atë që gjejnë në koshat e plehrave

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:30
Muharremi nga Kamz

Muharremi nga Kamza, për të siguruar jetesën mbledh mbetjet e riciklueshme në kazanet e plehrave.

60-vjeçari këtë e quan punë. Ai thotë që të sigurosh 300 lekë në ditë kërkon mundim të madh. Ky është rasti i një të varfëri i cili jeton nga mirëqenia e fqinjit. Në kazanin e plehrave ai merr edhe ato pak ushqime që gjen aty.

“Kur shkojnë njerëzit për punë hedhin ndonjë mbeturinë, ndonjë gjë, kanaçe, shishe suko… Edhe këto supermarketet hedhin ndonjë tufë spinaq ose presh. E marr, e laj dhe e konsumoj tek shtëpia”, tregon Muharremi.

Prej 7 vitesh, çifti i të moshuarve jeton pa drita dhe pa ujë. Ata thonë që kurrë nuk do të kenë mundësi të pagujnë detyrimet ndaj shtetit, pasi të ardhurat e vetme të kësaj familjeje janë ato që siguron Muharremi.

“Ndihmën ekonomike na e dhanë vetëm tre muaj. Kam 8 vjet pa drita, nuk m’i lidhin sepse nuk kam fuqi t’i paguaj sepse i kam 4 milionë lekë borxh shtetit. Jam edhe pa ujë, 7 muaj që mungon. E marrim me kova nëpër komshinj se aq jemi, dy pleq, kjo është jeta jonë”, shprehet Muharremi.

Na dhemb i gjithë trupi, thotë gruja e Muharremit. Pavarësisht situatës së tyre, duket se shteti nuk i ka kthyer kurrë sytë nga familja Halili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...