A do të përballet opozita me Ramën Ministër?! Nesër parlamenti e voton si kryediplomat

Shqipëria

A do të përballet opozita me Ramën Ministër?! Nesër parlamenti e voton si kryediplomat

Më: 21 janar 2019 Në ora: 00:00
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e nesërme mblidhet parlamenti, një ditë që shënon dhe 21 janarin, ku 8 vite më parë 4 qytetarë u vranë në mes të bulevardit.

Përtej tragjedisë së 21 janarit dhe faktit që ende pas 8 vitesh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësinë e munguar, në kuvend pritet që Edi Rama të bëhet njëherësh Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Kuvendi do të miratojë dekretin e Ilir Metës për shkarkimin e Ditmir Bushatit si dhe miratim e Ramës, si kryediplomatin e vendit.

Pritet që opozita të vijë në parlament edhe pse mbetet që të ketë një mbledhje që do të vendosë për prezencën apo mungesën e saj. Herën e fundit që opozita erdhi në kuvend, pak ditë më parë, deputetëve nuk ju dha mundësia për të folur, çka solli një reagim të ashpër dhe “devijimin” e politikbërjes përmes bojkotit. Opozita është shprehur se do të nisë një “sezon” protestash të përhershme, deri në rrëzimin e Kryeministrit dhe qeverisë së majtë.

Deri nesër mbetet për t’u parë, nëse opozita do të shfaqet në parlament për t’u përballur me emërimin e kryeministrit të vendit si kryediplomati i Shqipërisë, në një vit mjaft të rëndësishëm për vendin në lidhje me integrimin e saj në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat