’21 janari’, Ndreu: Socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë!

Shqipëria

’21 janari’, Ndreu: Socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:16
Pjerin Ndreu

Sot shënohen tetë vite nga 21 Janari, kur u vranë katër protestues të pafajshëm në Bulevard gjatë protestës para Kryeministrisë. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu shprehet se kjo është një ngjarje e harruar në sirtarët e drejtësisë me autorë të pandëshkuar. Ai shton se socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë.

“21 Janari 2011 pasqyra e shtetit kriminal ! Ngjarje e harruar ne syrtaret e drejtesise me autore me pushtet te pandeshkuar ! Gjaku i Aleksit, Ziverit, Hekuranit dhe Faikut therret per drejtesi, ndersa ne ne ritualin e zakonshem te homazheve me peshen e fajit te pandeshkueshmerise” shprehet ai.

Gjatë protestës së 21 janarit të 2011 u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Organet e reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e lartat, të cilat po ngrihen janë shpresa e fundit e familjarëve për të hetuar në mënyrë shteruese dhe të paanshme ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë protagonistët para përgjegjësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat