Avokati shtyn seancën e parë në Apel për grupin ‘Shullazi’ - Bota Sot
Avokati shtyn seancën e parë në Apel për grupin ‘Shullazi’

Shqipëria

Avokati shtyn seancën e parë në Apel për grupin ‘Shullazi’

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:27
Grupi ‘Shullazi’

Nis me shtyrje seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, në apelin e krimeve të rënda. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj.

Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët, në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 Shkurt ora 09:30.

Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...