I transferoi Arta Marku/ Rikthehen tek Krimet prokurorët e Tahirit

Shqipëria

I transferoi Arta Marku/ Rikthehen tek Krimet prokurorët e Tahirit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:16
Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda të transferuar nga Arta Marku janë rikthyer në pozicionet që kishin më parë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është marrë vendimi për të rikthyer në detyrë te Krimet e Rënda dy prokurorët, Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela.

Vendimi është marrë me 6 vota pro dhe 5 kundër, ndërsa është paraprirë nga debate të shumta, lidhur me vendimin e marrë nga Arta Marku, për ti transferuar dy prokurorët në rrethe.

Prokurori Besim Hajdarmata ishte edhe kreu i grupit të hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dosja e të cilit vazhdon të jetë ende në prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat