Dënimi i Bashës, PD: Gjykata i ka bërë të gjithë të qeshin!

Shqipëria

Dënimi i Bashës, PD: Gjykata i ka bërë të gjithë të qeshin!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:31
PD

Pak pasi Gjykata dënoi kreun e PD-së, Lulzim Bashën  për akuzat e tij ndaj Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përfaqësuesi i tij ligjor Gazmend Bardhi e ka cilësuar qesharak vendimin.

“Qeverisja është kapja e sistemit  të drejtësisë. Këtë e tregoi vendimi sot. Gjykata ka bërë të qeshë çdo njeri që e lexon vendimin. Mjafton që policia e Taulant Ballës të thotë se ai nuk ka lidhje.

Sepse për gjykatën ka rëndësi vetëm atë që thotë policia e Taulant Ballës. Sistemi i drejtësisë i kapur nga Rama dënon njeriu që akuzon jo të dënuarin.  Edhe komisarin Dritan Zaganin e dënuan për akuzat ndaj Tahirit.  Lulzim Basha ka informuar siç ka bërë gjithë këto vite për fakte kriminale, kjo është situata sot në Shqipëri. Ai që thotë të vërtetën dënohet”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat