Studentët e Korçës rikthehen në auditore, orët e humbura do zëvëndësohen të shtunave - Bota Sot
Studentët e Korçës rikthehen në auditore, orët e humbura do zëvëndësohen të shtunave

Shqipëria

Studentët e Korçës rikthehen në auditore, orët e humbura do zëvëndësohen të shtunave

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:13
Ilustrim

Këtë të hënë procesi mësimor në Universitetin e Korçës është zhvilluar normalisht, ndërsa duket se ka përfunduar edhe protesta e ngujimi i disa prej studentëve.

Kjo bëhet e ditur nga rektori Prof. dr. Ali Jashari i cili thotë se në të katër fakultetet e universitetit janë zhvilluar leksionet e seminaret sipas orarit të përcaktuar, ndërkohë që mungesat e studentëve kanë qenë të pakta për shkak të kushteve të vështira të motit.

Senati akademik ka marrë vendim lidhur me ndryshimin e strukturës së vitit akademik 2018 – 2019 me qëllim zëvendësimin e tri javëve kur nuk u zhvillua mësimi për shkak të protestës së studentëve.

Orët mësimorë do të zhvillohen të shtunave ndërkohë që do të shtyhet me disa ditë edhe semestri i dytë për të kryer zëvendësimin e orëve, duke përfunduar më 25 Korrik dhe jo më 15 Korrik, siç ishte e planifikuar në fillim të vitit.

Por sipas rektorit kjo strukturë nuk mund të ndryshohet më në rast se protesta e studentëve do të vazhdojë, pasi nuk ka më kohë fizike për të zëvendësuar mësimin.

Të gjitha kërkesat e studentëve janë vlerësuar nga ana e Senatit Akademik duke caktuar edhe afate konkrete për realizimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...