Përfshihet nga flakët banesa në Ulëz, banohej nga disa turq

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Ulëz, banohej nga disa turq

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:14
Përfshihet nga flakët banesa në Ulëz

Një ndërtesë 3 kateshe u perfshi nga flakët paraditen e kësaj të hëne në qytezen e Ulzës në Bashkinë e Matit. Fillimisht ka qenë një banese në katin e tretë që është djegur e më pas është perfshire e gjithë ndërtesa.

Drejt Ulzës është nisur zjarrefikesja e Matit, por për shkak të largesise e ka patur të pamundur të mberrije në kohë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mesohet se në banesën e perfshire nga flakët jetonin disa turq që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat