Lleshaj flet për “spiunët” e policisë: Bashkëpunimi është qytetari! - Bota Sot
Lleshaj flet për “spiunët” e policisë: Bashkëpunimi është qytetari!

Shqipëria

Lleshaj flet për “spiunët” e policisë: Bashkëpunimi është qytetari!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 15:06
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një postimi në twitter shkroi se hapësirat e reja të komunikimit me qytetarët po japin rezultate inkurajuese në punën e Policisë.

Numri një i Ministrisë së Brendshme shtoi më tej se kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve.

 Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen. Ka vetëm dy rrugë: ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferente apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Bashkëpunimi me Policinë është qytetari në çdo vend evropian. Stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari. Mbështeteni Policinë tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...