Kuvendi nis me apelin e Ruçit, pritet votimi i Ramës si ministër - Bota Sot
Kuvendi nis me apelin e Ruçit, pritet votimi i Ramës si ministër

Shqipëria

Kuvendi nis me apelin e Ruçit, pritet votimi i Ramës si ministër

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:33
Gramoz Ruçi

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën e paralajmëruar, duke çelur kështu sesionin e ri. Po sot, pritet të votohet edhe emërimi i Edi Ramës si ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Në fjalën e hapjes, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u ndal tek krijimi i instucioneve të reja të Drejtësisë.

Ai u shpreh se nga procesi i Vettingut u konfirmuan deri më sot 48% e subjekteve. Ai bëri një rezyme të Reformës në Drejtësi teksa u shpreh se rruga për krijimin e Gjykatës Kushtetuese është e hapur.

Sipas Ruçit, prezenca e opozitës në sallë e bën të vështirë debatin politik, por edhe produktiv.

Ai kërkoi më shumë durim dhe vullnet për të bashkëpunuar që të shfrytëzohet shanci i dhënë nga Bashkimi Evropian.

“Mjaft e kemi penguar apsiratën e Shqiptarëve. Reforma Zgjedhore vijon të qëndrojë në krye të axhendës parlamentare. Është përgjegjësia jonë që zgjedhjet vendore të 30 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme. Prandaj të mbledhim të gjithë mendjen dhe të realizojmë reformën, sipas rekomandimeve të OSBE” – tha Ruçi ndër të tjera.

Kreu i Kuvendit kërkoi bashkimin e vullnetit dhe të energjive mes partive politike pa kushte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...