Edi Rama e nxori jashtë sallës, studentja flet pas këtij rasti - Bota Sot
Edi Rama e nxori jashtë sallës, studentja flet pas këtij rasti

Shqipëria

Edi Rama e nxori jashtë sallës, studentja flet pas këtij rasti

Më: 22 janar 2019 Në ora: 06:18
Klodiana Agaj

Studentja Klodiana Agaj u nxor jashtë nga kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimit të një mbledhje në Qytetin Studentit të shtunën.

Agaj rrëfeu në studion e "360 Gradë" gjithçka ndodhi atë ditë.

"Ishte një takim në Qytetin Studenti. Ne nuk ishim të informuar. Vjen një moment kur kryeministri flet për ligjin e arsimit të lartë duke thënë se ky ishte baza për transformimin e arsimit. Ngrihem që t’i drejtojë një pyetje kryeministrit se kur do të plotësoni 8 pikat. Mu duk më shumë si monolog. Kam ngritur dorën dhe kam thënë kam një pyetje. E kam pyetur kur do të plotësohen 8 kërkesat dhe kur do të rrëzohet ligji i arsimit të lartë", ka thënë ajo.

Klodiana Agaj vijon më tej duke thënë:

"Në këtë moment më ka thënë të mos ndërhyj, por fakti që është kryeministër nuk u jep të tjerëve të drejtën për të mos ndërhyrë. Aty pashë pedagogë, dekanë, zv/dekanë që kishin ardhur me sa duket në mbështetje të vendimit të kryeministrit. U thashë që studentët do të vazhdojnë bojkotin. Nuk më bëri përshtypje kur të tjerët duartrokitën. Takimet janë kthyer si mbledhje të forumeve partiake. Studentët e vërtetë janë në bojkot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...