Procedohet 53-vjeçari, vazhdonte me lojërat e fatit në Elbasan

Shqipëria

Procedohet 53-vjeçari, vazhdonte me lojërat e fatit në Elbasan

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:01
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Blutë njofotjnë se janë ekuestruar në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.

“Procedohet penalisht pronari i një subjekti shtetasi L. Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut” – thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Digjital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat