Universitetet, projekte nga ministritë e patronazhimit

Shqipëria

Universitetet, projekte nga ministritë e patronazhimit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:13
Universitetet

Ministritë e linjës që kanë marrë në patronazh universitetet, do të japin projekte për këto të fundit duke ndihmuar me fonde, por edhe në kërkimin shkencor. Marrëveshjet që parashikohen në Paktin për Universitetin do të bëjnë të mundur që të ndërmjetësohet me sipërmarrjen për të financuar projektet e Universiteteve. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në bashkëbisedimin me studentët e Universitetit të Elbasanit për Paktin për Universitetin, theksoi se ky model do të ndiqet në mënyrë që të ketë sa më shumë progres në përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe infrastrukturës së Arsimit të Lartë.

Rama solli si shembull të bashkëpunimit Partneritet Publik-Privat për infrastrukturën e Universiteteve, një projekt të mundshëm për Laboratorin e Gjeologjisë. Ky projekt që do të hartohet nga universitete, do u ofrohet sipërmarrjeve që janë në fushën përkatëse p.sh në miniera apo në naftë që ta sponsorizojnë dhe kjo bëhet në mënyrë të organizuar. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat