’21 janari’/ Gazetari Hoxha: Vrasjet, kur protesta ishte shuar! Garda s’la në Kryeministri as policët e lënduar

Shqipëria

’21 janari’/ Gazetari Hoxha: Vrasjet, kur protesta ishte shuar! Garda s’la në Kryeministri as policët e lënduar

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:48
Ilustrim

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se policia gaboi kur përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve i cili dëmtoi edhe vetë efektivët të cilët nuk ishin të pajisur me maska antigaz. Artan Hoxha thekson gjithashtu se vrasjet ndodhën kur protesta ishte shuar.

“E kam ndjekur nga afër protestën në terren atë ditë. Policia bëri një gabim të madh. Pasi përqindja e gazit lotsjellës të përdorur ka qenë shumë e madhe. Kjo situatë e krijuar, policia duke përdorur gazin lotsjellës në vend që të shpërndante protestuesit, dëmtoi trupat e veta sepse nuk ishin të pajisur me maska. Ndërsa Garda nuk lejonte trupat e policisë të hynin në territorin e Kryeministrisë. Edi Rama është larguar që në momentin kur makina hodhi gazin lotsjellës. Ndodheshin Saimir Tahiri, Arben Çuko, Zyhdi Dajti, të cilët kanë qenë aty për të parandaluar që njerëz nga turma të hynin brenda territorit të Kryeministrisë. Vrasjet në Bulevard ndodhën kur protesta ishte shuar”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha, per Raport Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat