Dukagjini del nga izolimi

Shqipëria

Dukagjini del nga izolimi

Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:31
Dukagjin

Pas disa javëve bllokim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, më në fund është hapur rruga në Dukagjin që bën lidhjen me njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodrës. Bashkia Shkodër jep lajmin dhe bënë me dije se puna për hapjen e rrugës ka zgjatur për disa ditë.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune të pandërprerë për shumë ditë me rradhë, sot u bë e mundur hapja e rruges së Dukagjinit që lidh njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodres. Njihen vështirësitë e trashëguara, terreni i thyer, natyra e dimrit, sasia dhe kohëzgjatja e reshjeve të borës. Nisur nga këto rrethana, Bashkia e Shkodrës, Emergjencat dhe Mbrojtja Civile, i kanë paraprirë me masa kësaj situate, duke e mbuluar me shërbime mirëmbajtje vjetore dhe emergjence nëpërmjet kontraktimit të subjekteve të specializuara me fondet e Bashkisë Shkodër. Bashkia e Shkodrës falenderon administratorët e këtyre njësive administrative për angazhimin e pandërprerë si dhe subjektet që kanë operuar “Guest” dhe “Blinishta”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat