OKB: Shqipëria me rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë

Shqipëria

OKB: Shqipëria me rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) projekton një rritje pozitive të ekonomisë shqiptare në nivelin 4% për vitin 2019.

Në raportin e publikuar së fundmi nga OKB mbi situatën ekonomike si dhe perspektivën për 2019, projeksionet e Kombeve të Bashkuara, citojnë tregues optimistë për ekonominë shqiptare.

Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon për këtë vit.

Ndërkohë që për vitin 2018, projeksionet e OKB për ekonominë shqiptare, flasin për një rritje në nivelin 4,2%. Sa i përket normës së inflacionit, OKB projekton një rimëkëmbje në 2,4% këtë vit, transmeton atsh.

Ndërsa raporti flet edhe për progresin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar sidomos në drejtim të uljes së papunësisë në nivele rekord dhe të konsolidimit fiskal shqiptar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat