Në mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë të parkuar në lagjen “Belul Hatibi” në Tiranë, përcjellë Bota Sot.
Sot janë mësuar detaje të reja në lidhje me shpërthimin e tritolit që ndodhi në makinën e shtetasit me iniciale D.H.
Shtetasi në fjalë është kirurg me profesion, në spitalin e Tiranës. Policia shqiptare ka nisur hetimet dhe mendon se vënia e tritolit në makinën e kirurgut është vënë për shkak të detyrës së tij.
Njoftimi plotë i policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.