Shqipëri, të gjitha rrugët kombëtare të kalueshme pa zinxhirë

Shqipëria

Shqipëri, të gjitha rrugët kombëtare të kalueshme pa zinxhirë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:22
Shqipëri

Akset rrugore kombëtare në të gjithë Shqipërinë janë të kalueshme pa zinxhir,ë ndërsa disa akse rurale në fshatra vijojnë të jenë të bllokuara, për shkak të reshjeve të dëborës që përfshinë vendin në fillim të muajit janar.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në qarkun e Shkodrës aksi rrugor rural Shkodër-Bregu i Lumit është ende i bllokuar në Malin e Shoshit, ku ka rreth 70 cm dëborë. Po punojnë 2 borëpastruese.

Aksi rrugor rural Bogë-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, ka mbi 2 metër dëborë. Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Shalë dhe Shosh janë të bllokuara nga dëbora, ku trashësia është rreth 70 cm.

Bashkia Vau Dejës

Aksi rrugor Drisht-Shllak vazhdon të jetë i bllokuar. Aktualisht po punon 1 fadromë e bashkisë.

Bashkia Malësi e Madhe

Aksi rrugor rural Gropat e Selcës-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Fushë-Arrëz

Situata në këtë bashki paraqitet e stabilizuar si pasojë e rritjes së temperaturave. Në njësinë administrative Iballë është punuar për zhbllokimin e disa rrugëve rurale në disa fshatra, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Qarku Dibër

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pa probleme, përveç aksit rrugor Ura e Çerenecit-Steblevë, ku në segmentin Klenjë-Steblevë ka pasur vështirësi nga ngrica. Rrugët rurale të fshatrave të bllokuara që lidhen me qendrat e njësive administrative janë: Fshati Ketë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos, si dhe pjesërisht fshatrat e njësisë administrative Muhurr dhe Zall-Dardhë, bashkia Dibër. Punohet per hapjen e tyre, transmeton atsh.

Qarku Kukës

Në të gjithë qarkun akset rrugore nacionale kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Kryqëzimi Domaj-Draj Reç që është qarkulluar pjesërisht me zinxhirë.

Bashkia Kukës

Aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën vazhdon të jetë ende i bllokuar. Të bllokuara janë një pjesë e rrugëve rurale të fshatrave të njësisë administrative Kalis, Bushtricë dhe Grykë-Çajë.

Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë 15 punonjës 15 dhe 6 fadroma.

Bashkia Tropojë

Të gjitha qendrat e njësive administrative janë të kalueshme me akset rrugore nacionale. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Lekbibaj me fshatrat saj.

Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë: Punonjës 6 dhe 2 fadroma.

Qarku Gjirokastër

Akset rrugore nacionale dhe rurale kanë qenë të gjitha të kalueshme normalisht. Rrugët rurale të fshatrave kanë qenë të kalueshme pa probleme, përjashtuar aksin rrugor Kolonjë-Golem që qarkullohet pjesërisht me vështirësi.

Qarku Elbasan, bashkia Librazhd

Të gjitha akset rurale kanë qenë të hapura, përveç rrugës rurale Togëz-Qarrishtë, e cila vazhdon e bllokuar në segmentin Ligavec-Qarrishtë dhe për këtë arsye mbetet i bllokuar edhe fshati Qarrishtë. Në njësinë administrative Orenjë rrugët e fshatit Dranovicë dhe Kostenjë janë të bllokuara, por po punohet për hapjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat