Rama jep “dorëheqjen” nga detyra, ja delegon kompetencat e tij Gent Cakajt

Shqipëria

Rama jep “dorëheqjen” nga detyra, ja delegon kompetencat e tij Gent Cakajt

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:32
Genti Cakaj dhe Edi Rama

(E plotësuar) - Zëvendësministri i Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, tashmë do ta drejtojë këtë ministri pas delegimit që i ka bërë kryeministri Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, gjatë një fjalimi të cilin e cilësoi si fjalimi më i shkurtër i jetës së tij.

“Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, i delegojë zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Punë të Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Punë të Jashtme brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Rama.

Kurse zëvendësministri Caka, tashmë i deleguar i Ramës, ka deklaruar se ndihet i lehtësuar edhe pse nuk u dekretua si ministër i kësaj ministrie.

“Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer mbi mua, ndjehem disi më i lehtësuar se kur më është komunikuar detyra e lartë, dhe kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë. Sepse, të qenit drejtues i këtij institucioni kyç të shtetit shqiptar, me kompetenca të deleguara nga vetë zoti Edi Rama, nën vëzhgimin e tij pashmangshmërisht të afërt është një start goxha i garantuar nën grykën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve dhe pa faj”, ka thënë Cakaj.

Cakaj ka thënë se për shkak të moshës së tij të re, u përball me paragjykime kur u propozua për pozitën e ministrit.

Por, pavarësisht se nuk u emërua ministër në MEPJ, ai ka premtuar se objektivat e tij për këtë ministri nuk do të ndryshojnë.

 “Ndryshimi i ministrit për Europë dhe Punë të Jashtme, ashtu sikur edhe delegimi tek një zëvendësministër 28 vjeçar siç jam unë, dhe këto ditë edhe mosha e re është dukur faj në vend që të duket burim energjie, frymëzimi dhe krativiteti, nuk vë asnjëherë në diskutim masën e qëndrueshme të rezultateve dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka shënuar tash e pesë vite”, ka shtuar Cakaj.

Përndryshe, Gent Cakaj ishte propozuar nga Edi Rama si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, por nuk e kishte marrë dekretimin nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Pas kësaj, në pozitën e ministrit të MEPJ erdhi Edi Rama, i cili sot ia delegoi këtë detyrë zëvendësministrit Gent Cakaj. 

***

Pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm nga Edi Rama te Gent Cakaj, ky i fundit ka thënë se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë.

Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta.

“Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer mbi mua ndjehem disi më i lehtësuar sesa kur më është komunikuar detyra dhe kjo mbi të gjitha për një shkak të fortë, pasi të qenit drejtues i këtij institucioni kyç të shtetit shqiptar me kompetenca të deleguara nga vetë Edi Rama nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar nën grykën e zjarrit të akuzave të pabazë dhe paragjykimeve”.

“Ndjehem më i lehtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Edhe delegimi i kompetencave të një zëvendësministër 28 vjeçar siç jam unë pasi edhe mosha e re është dukur faj në vend se të duket burim energjie frymëzimi dhe kreativiteti nuk vë assesi në diskutim sot dhe asnjëherë masën e qëndrueshme të rezultateve dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka shënuar sot e pesë vjet”.

“Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falendëroj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit.”

“Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar”.

Image

***

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës si ministër i Jashtëm, ka treguar se nuk do të jetë ai që do ta drejtojë këtë institucion, por Gent Cakaj.

“Është fjala më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i Jashtëm i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

***

“Fjala më e shkurtër e jetës sime. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin Kryministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj z.Gent Cakaj, aktualisht zv/ministër, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit brenda dhe jashtë vendit”.

Këto ishin fjalët e pakta të Ramës këtë të mërkurë në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Kryeministri kësisoj ka dhënë njëfarë “dorëheqje” nga detyra për të cilën është betuar ditën e djeshme në Presidencë, për t’ja dhënë kompetencat zv.Ministrit Genti Cakaj, pikërisht personit i cili u refuzua nga Ilir Meta për t’u bërë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat