Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur për 15.8 përqind

Shqipëria

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur për 15.8 përqind

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Dhjetor 2018, janë 833.200, krahasuar me Dhjetor 2017, ky tregues rezulton me rritje 12,3 %, sipas INSTAT.

Në Dhjetor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 280.699. Krahasuar me Dhjetor 2017, ky numër është rritur me 9,0 %. 

Hyrjet e shtetasve të huaj në vendin Shqipëri në vitin 2018, janë 5.926.803 duke u rritur me 15,8 %, në krahasim me vitin 2017. 

Image

Në Dhjetor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka patur rritjen më të madhe me 86,2 %, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Polonia me 32,2 %.  Në 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 34,2 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat