Meta komenton delegimin e kompetencave te Gent Cakaj

Shqipëria

Meta komenton delegimin e kompetencave te Gent Cakaj

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:23
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Kamza kalimin e kompetencave të Ministrit të Puinëve të Jashtme te Gent Cakaj.

Kreu i Shtetit tha se ai si President i ka shumë të qarta kompetencat se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat