Avionët e NATO-s, nesër spektakël mbi Tiranë

Shqipëria

Avionët e NATO-s, nesër spektakël mbi Tiranë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:09
Pamje nga video

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se ditën e enjte do të vijë në Tiranë për të zyrtarizuar fillimin e punimeve të Bazës Ajërore të Kuçovës, Komandanti i NATO, gjenerali Wolters.

Në një postim në “Facebook”, Xhaçka shprehet se në shenjë nderimi për vizitën e gjeneralit të NATO në qiellin e Tiranës do të fluturojnë disa avionë që do të simbolizojnë dhe përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë.

“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Wolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike. #NeJemiNATO #10VjetAnëtarëNëNATO #NATOinvestonNëKuçovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat