Specialistja e ISHP: Fruthi, vdekjeprurës! Kërkoni ndihmë menjëherë! - Bota Sot
Specialistja e ISHP: Fruthi, vdekjeprurës! Kërkoni ndihmë menjëherë!

Shqipëria

Specialistja e ISHP: Fruthi, vdekjeprurës! Kërkoni ndihmë menjëherë!

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:11
Ilustrim

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në një prononcim për mediat se nuk duhen neglizhuar simptomat e sëmundjes së fruthit, pasi sipas saj, mund të rezultojnë me pasoja fatale për shëndetin. Sipas saj, komplikacionet e kësaj sëmundje virale janë vdekjeprurëse.

“Aktualisht nuk ka raste të rënda fruthi në vendin tonë. Moshat më të rrezikuara janë ato nën 2 vjeç. Komplikacionet nga kjo sëmundje virale janë vdekjeprurëse. Prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë menjëherë. Transmetimi viral i kësaj sëmundje është mjaft i lartë. Nuk duhet të harrojmë se jemi në sezonin e gripit”, u shpreh Tomini.

Reagimi i ISHP vjen një ditë pasi një foshnje katër muajshe humbi jetën në pediatrinë e QSUT pasi ishte prekur nga fruthi ndërsa vaksinimi ishte i pamundur. Protokolli mjekësor parashikon vaksinim antifruth për foshnjat mbi një vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...