Dëbora bllokon disa fshatra në Dibër, izolohen rreth 400 familje

Shqipëria

Dëbora bllokon disa fshatra në Dibër, izolohen rreth 400 familje

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:55
Ilustrim

Reshjet e shiut pritet që të vijojnë edhe nesër mbi vendin tonë, ndërsa në zonat malore do të jenë në formë dëbore, më të shumta në qarkun e Korçës. Ndërkohë që prej mesditës së sotme reshjet e dëborës vijojnë në qarkun e Dibrës duke bllokuar disa zona.

Sipas banorëve të Lurës, Kalasë së Dodës dhe Selishtës dëbora ka arritur deri në 20 cm dhe vazhdon të bjerë, po kështu edhe ne disa njësi të Bulqizës si në Ostren, Trebisht, ku raportohen probleme me lëvizjen e automjeteve.

Ndërkohë që disa fshatra të qarkut të Dibrës janë të bllokuara. Po kështu 115 familje në Tërrnovë të Madhe dhe të Vogël janë të bllokuara. Raportohet se nurmi total i familjeve të izoluara, kryesisht në Bulqizë, arrin në 400.

Dëbora ka zbardhur edhe disa zona në qarkun e Elbasanit pasditen e sotme, mes tyre pikën turistike të Gjinarit, por nuk raportohen probleme me qarkullimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat