Para valës së protestave, ‘kokat’ e opozitës drekojnë me Mziun

Shqipëria

Para valës së protestave, ‘kokat’ e opozitës drekojnë me Mziun

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:39
Xhelal Mziu, Enno Bozdo, Arben Ristani, Ivi Kaso dhe dhe Bardh Kadilli

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbrëmjen e 19 janarit 2019, se 16 Shkurti do të jetë edhe dita e nisjes së protestave të mëdha opozitare, për të rrëzuar Edi Ramën.

Pas këtij vendimi sekretarë dhe anëtarë të kryesisë së PD –së, kanë zbritur në bazë, me pretendimin se po organizohen për protestën e madhe të 16 shkurtit.

Në fakt ata janë organizuar, por në një tjetër mënyrë, në një formë mjaft të veçantë, duke ngrënë e duke pirë.

Në foton e mëposhtme shihet me fakte se sa dhe si po organizohen dhe mobilizohen për të rrëzuar Ramën.

“Për koordinim dhe përgatitje të protestës mbarëpopullore për largimin e Sulltanatit Edvinian”, me këtë moto shoqërohet fotoja, ku shihen të mbledhur rreth një tryeze eksponentë të PD –së, duke ngrënë e duke pirë.

Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, Enno Bozdo që u zgjodh anëtar kryesie, Arben Ristani i cili u zgjodh Kryetar i Komisionit të Apelimit, Ivi Kaso që u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Bardh Kadilli, sekretar i dështuar që u zgjodh anëtar kryesie, janë mbledhur nën moton “Qendra zbret në Bazë”, dukë ngrënë e duke pirë, për të rrëzuar Ramën, shkruan Citynews.

Kjo është mënyra që kanë gjetur për të rrëzuar Qeverinë Rama, ndërsa Lulin duket se gënjejnë se kanë takuar elektoratin, duke u bërë tapë rrugëve.

Në këtë mënyrë pretendojnë se do të fitojnë dhe do të largojnë Edi Ramën nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat