Moti i keq në Shqipëri, 12 operacione shpëtimi me helikopter - Bota Sot
Moti i keq në Shqipëri, 12 operacione shpëtimi me helikopter

Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, 12 operacione shpëtimi me helikopter

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:46
Ilustrim

Izolimi nga dëbora dhe ngricat kanë detyruar dhjetëra banorë, kryesisht të zonave malore, që të kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore.

Nga data 5, deri më 15 janar, kur temperaturat u ulën ndjeshëm, u shpëtuan me dhjetëra jetë njerëzish. I ftohti sjell probleme të shumta shëndetësore. 

Nga 1 deri më 21 janar 21.576 persona kërkuan ndihmën e mjekëve, ku afro 15 mijë raste ishin në Tiranë, raporton a2,

Në Qendrën Kombëtare të Urgjencave, lëvizja e ambulancave dhe ekipit mjekësor, monitorohet në kohë reale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...